Dosja “Plumbi i Artë”, një nga më të rëndësishmet të drejtësisë, vijon gjykimin në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por seanca e sotme është shënuar me tensione të forta.
Të pandehurit për këtë dosje janë përplasur me policët e burgjeve dhe më pas janë larguar nga kafazi në sallën e gjyqit. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë.
Dëshmia e Alibejt “ndez gjakrat”
Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar nga gjykata t’u vendoset në dispozicion dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erjon Alibej. Më saktësisht bëhet fjalë për disa deklarime të të penduarit të drejtësisë. Kjo kërkesë e tyre u pranua në seancën e kaluar.
Por ajo që i ndezi gjakrat ishte se sot, prokurorët e SPAK-ut vendosën në dispozicion të tyre vetëm një procesverbal, të cilit i ishin hequr disa faqe ku sipas tyre, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, nuk fliste për çështje që janë objekt i gjykimit.
Për procesverbalet e tjerë pretenduan se nuk janë formalë.
Pas përplasjeve verbale kundër avokatëve u shfaq edhe Erjon Alibej, i cili pretendoi qëllime të tjera të mbrojtësve.
Shkak është fakti që ai ka përmendur edhe emra të tjerë të botës së krimit dhe faktin që kërkohet dëshmia e plotë e shikon si “lojë të avokatëve”.
“Unë kam bërë një deklarim shumë të gjërë, ku vetëm 25% është këtu. Kush mbron Plarent Dervishajn nga ju, kush mbron Suel Çelën, kush i mbron trafikantët e tjerë të drogës? Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces. Unë kam familjarë që ju rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata. Unë për çdo emër që ka dalë nga goja ime unë jam i gatshëm të përballem me të. Unë e di shumë mirë edhe lojën e avokatëve