📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aksidenti 1 1024x571

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Fushë-Krujës, ku një grua e moshuar humbi jetën dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

“Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, në lidhje me aksidentin në aksin rrugor ‘Fushë-Krujë–Thumanë’, informojmë se, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. K., pasi automjeti që drejtonte përplasi automjetin që drejtonte shtetasi I. S.”, ka bërë me dije policia këtë të enjte.

Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkurës së 2 korrikut, rreth orës 11:00, në aksin Fushë Krujë–Thumanë, në afërsi të fshatit Borizanë.

Mjeti që drejtohej nga 30-vjeçarja me inicialet M. K. u përplas me mjetin tjetër që drejtohej nga 50-vjeçari me inicialet I. S., me të cilin udhëtonin edhe dy të afërme të tij, njëra prej të cilave ndërroi jetë. Viktima ishte nëna e drejtuesit të mjetit.

Tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights