Saturday, 28 November 2026
LIVE STREAM
FXMEDIAInformacion dhe aktualitet
KRONIKA

‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët: Më kanë prekur në familje! Seanca shtyhet për nesër

10.04.2025 · FX Team
Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”,  ku pretendoi se disa media kanë insinuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral. Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
  • “I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.
Seanca gjyqësore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights