Saturday, 28 November 2026
LIVE STREAM
FXMEDIAInformacion dhe aktualitet
BOTA

Alarm për dron në aeroportin e Këlnit, pezullohen fluturimet

28.11.2026 · FX Team

Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të gjitha operacioneve të fluturimit gjatë natës.

Objekti fluturues u dallua rreth orës 22:00 të së premtes, më 27 nëntor, duke detyruar autoritetet aeroportuale të pezullojnë si ngritjet, ashtu edhe uljet e avionëve. Pas konstatimit të dronit, autoriteti gjerman përgjegjës për kontrollin e trafikut ajror nisi verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Pas rreth dy orë e gjysmë ndërprerjeje, pak pas mesnatës, autoritetet dhanë miratimin për rifillimin e operacioneve. Që prej atij momenti, trafiku ajror në aeroportin e Këlnit-Bonit është rikthyer në normalitet.

Deri më tani, as kompania administruese e aeroportit dhe as autoritetet e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me dronin e konstatuar, origjinën apo personat që mund të kenë qenë përgjegjës për drejtimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights