Presidenti i iranit masoud pezeshkian dhe ai i shba ve donald trump 1024x630

Presidenti Iranian Masoud Pezeshkian nuk pranon të bisedojë me homologun amerikan Donald Trump për programin e tij bërthamor.

“Për ne është e papranueshme që SHBA të japin urdhra dhe të na kërcënojnë. Unë nuk do të negocioj me ju. Bëni çfarë dreqin të doni”, citon media shtetërore të ketë thënë kreu i shtetit Iranian.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të shtunën se Teherani nuk do të angazhohet në negociata, një ditë pasi Trump tha se kishte dërguar një letër duke i kërkuar Iranit të angazhohej në bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore.

Trump ka rikthyer taktikën e presionit që ai aplikoi në mandatin e tij të parë si president për të izoluar Iranin nga ekonomia globale dhe për të ulur eksportet e tij të naftës drejt zeros në mënyrë që ta bindë Teheranin të ulet në bisedime.

Pasi Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, Irani filloi të mos respektonte angazhimet bërthamore sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive kryesore botërore, në të cilën u hoqën sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin e tij bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980, pasi studentë dhe militantë islamikë sulmuan Ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng diplomatët amerikanë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights