📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
KLAN THUMBNAILS 1024x576

Pesë janë kandidatët të cilët kanë shprehur interes për konkurrimin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Deri më tani, 3 gusht, në garë janë: Fatjona Memçaj, Arta Marku, Rovena Zoto, Adnan Xholi dhe Ylli Pjetërnikaj. Prokurori Kreshnik Ajazi ka dorëzuar dokumentet pranë KLP-së, por më pas është tërhequr nga gara.

Që prej 3 korrikut kandidatët kanë pasur mundësi që të dorëzojnë dokumentet e tyre për kandidim. Prokurorët patën një afat prej 30 ditësh, deri më 1 gusht (ora 00:00), për të dorëzuar kandidaturën e tyre.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi mandati i prokurorit aktual Olsian Çela përfundon në dhjetor të këtij viti. Prokurori i Përgjithshëm ushtron një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Kujtojmë se më 29 korrik garës për Prokuror të Përgjithshëm iu fut edhe prokurori aktual i SPAK, Adnan Xholi. Ai ishte personi i parë i cili dorëzoi dokumentacionin për të garuar.

Prokurorja Rovena Zoto është zyrtarisht kandidatja e dytë që hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo dorëzoi dokumentacionin e kandidimit më 30 korrik.

Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë karrierës së saj, Zoto ka shërbyer në Prokurorinë e Lushnjës, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar kryesisht çështje që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore.

Ylli Pjetërnikaj dorëzoi dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, më 30 korrik, duke u bërë kandidati i tretë që shprehu interesin për të drejtuar organin e akuzës për mandatin e ardhshëm.

Pjetërnikaj është prokuror me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe aktualisht ushtron edhe detyrën e pedagogut në Shkollën e Magjistraturës.

Ai mban gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste në struktura të ndryshme të Prokurorisë.

Ai ka shërbyer si prokuror në Prokuroritë e Kukësit, Lezhës, Tiranës dhe Shkodrës, ku ka mbajtur edhe funksionin e drejtuesit të Prokurorisë.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Këshilli do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit, vlerësimin e kandidatëve dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme të përzgjedhjes, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren përkatëse.

KLP-ja ka afat deri më 14 gusht për të verifikuar nëse kandidatët që shprehin interes i plotësojnë kushtet ligjore.

Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights