Një 36-vjeçar në Përmet ka rënë në prangat e Policië, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.
Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.