Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit këtë të mërkurë, por u ndalua nga gardianët përpara se sa të kalonte rrethimin.
Sipas një njoftimi nga uniformat blu, i burgosuri me inicialet B.S, kishte hapur një vrimë në mur dhe kishte arritur të ngjitej deri në tarracë të institucionit të sigurisë pasi kishte kaluar disa peripeci.
Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve.
Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
I paraburgosuri qëndronte në IEVP Fier, prej marsit të vitit 2024. Kjo nuk është tentativa e tij e parë për arrati, pasi B.S kishte provuar të paktën edhe dy herë të tjera të largohej nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri.