Edhe në ditën e fundit të vitit 2025, tregjet e Lezhës, Durrësit dhe Shkodrës shfaqin pamje të “boshllëkut”.
Tregtarët ankohen për fuqinë e ulët blerëse të qytetarëve, kryesisht pensionistë, të cilët nuk mund të përballojnë çmimet e larta.
“Po paguaj 50 mijë lekëshin këtu, s’kam shitur as gjysmën. Ka rënë fuqia blerëse, jemi bërë për të dalë mendsh, jemi bërë me fiksime. Shteti nuk do me dit”, shtoi një tjetër.
“Ku t’i çoj ato 150 mijë lekë, leje…Apapapa!”, tha një e moshuar.
Shumë biznese kanë falimentuar gjatë viteve të fundit, ndërsa disa shpresojnë tek ndihma e fëmijëve në emigrim.
Situatën e vështirë e komplikojnë edhe shitësit ambulantë që sfidojnë tregtarët tradicionalë.
