Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është takuar këtë të enjte me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.
Në këtë takim u diskutua mbi partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin kyç të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik. Në fokus ishte mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe konsolidimin institucional në Shqipëri, si dhe për promovimin e një qeverisjeje llogaridhënëse.
“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, mbi partneritetin e qëndrueshëm mes vendeve tona dhe rolin e Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin, konsolidimin institucional dhe qeverisjen llogaridhënëse, një shtysë e rëndësishme për forcimin e vlerave demokratike dhe avancimin e reformave që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve.”, shkruan Peleshi.
