Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Vijon edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve, duke shënuar kështu ditën e pestë. Mëngjesin e sotëm pedagogët janë mbledhur tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë si dhe duke njoftuar edhe përshkallëzimin e saj.

 

Ata kanë njoftuar se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare, ndërsa tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete.

Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit.

Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët.

Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights