33333

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale “Sy m’sy”, nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit.

Në një lidhje live në Facebook, kryeministri u shpreh se vota e shqiptarëve më 11 maj “do të jetë vendimtare për të qenë pjesë e BE në 2030”, ose “për t’u kthyer pas me “kënetën””.

Ai është ndalur edhe tek listat e mbyllura, ndërsa mbrëmjen e djeshme PD ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 26 parti politike.

“Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe ne për Shqipërinë 2030 në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua-kuave.

Kush do ta votojë, do t’u bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë PD… Nuk është më! Kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, tha ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights