📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 08 11 at 11.39.10 1024x576 1 696x392

Partia Demokratike do të referojë në SPAK procedurën për vënien në dispozicion të rreth 88,5 hektarëve pasuri shtetërore në Vlorë për projektin “TEDA/RAMS Free Zone”.

Sekretarja e PD-së për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit, Endira Bushati akuzoi qeverinë se ka vënë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania” një sipërfaqe prej rreth 88,5 hektarësh me tarifën 1 euro dhe përmes një procedure jokonkurruese.

Në një deklaratë për mediet, Bushati u shpreh se, më 11 shkurt 2026, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha “RAMS Albania” statusin “Investim/Investitor Strategjik” për një projekt me vlerë të deklaruar 100 milionë dollarë dhe sipërfaqe totale rreth 158,2 hektarë.

Bushati tha se, më 30 qershor 2026, qeveria transferoi në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike një sipërfaqe prej 885.557,6 metra katrorë, ose rreth 88,5 hektarë pasuri shtetërore në Vlorë.

Sipas saj, më 30 korrik territori u shpall “Zonë e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, ndërsa pasuria shtetërore u vu në dispozicion me tarifën 1 euro/kontrata dhe “RAMS Albania” u përcaktua si zhvillues përmes një procedure jokonkurruese.

Bushati theksoi se, “Partia Demokratike do t’i drejtohet SPAK-ut, duke kërkuar hetimin e plotë të procedurës: nga dhënia e statusit strategjik, te transferimi i pasurisë shtetërore, përzgjedhja jo konkurruese e zhvilluesit dhe kushtet e vënies së pronës publike në dispozicion”.

PD kërkon që organet kompetente të verifikojnë ligjshmërinë e procedurës dhe respektimin e interesit publik.

“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë për t’u shpërndarë pa konkurrencë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie”, u shpreh Bushati.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights