📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Genta Vangjeli 696x464

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e “Albanian Digital Solution” (ADS), duke e cilësuar si një “skeme të pastër korruptive për kapjen e parave publike dhe fryrjen e administratës”.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se qeveria “po krijon një superagjenci paralele me kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga xhepat e qytetarëve shqiptarë”.

Sipas saj, kjo nuk është një reformë teknologjike, por një megaskandal i hapur qeveritar, i cili, sipas saj, mbështetet mbi katër shtylla kryesore.

Vangjeli thekson se krijimi i ADS synon të shërbejë si strukturë për punësime militantësh, shpërndarje pagash të larta për klientët e qeverisë, dublim të funksioneve të AKSHI-t dhe krijim monopoli mbi shërbimet digjitale me kosto për institucionet publike dhe sektorin privat.

“Qeveria i ka dhënë kësaj kompanie të drejtën të caktojë vetë çmimet dhe kostot operacionale për institucionet shtetërore, duke i detyruar ato të paguajnë. Për më tepër, liria e saj për të hyrë në tregun e lirë dhe për të krijuar shoqëri të tjera brenda dhe jashtë vendit, hap rrugën për partneritete klienteliste me oligarkinë e TIK-ut. Ky vendim është dëshmia e një qeverie që po privatizon çdo shërbim për interesat e saj korruptive”, tha ajo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights