Pas zbulimit të parcelës së kanabisit në një repart ushtarak
në Zarr Hell të Tiranës,deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi në
një postim në Facebook ku e quajti kete ngjarje si skandal dhe si skenar filmash, teksa shton
se ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët.
Më tej demokrati shprehet se modeli i krijuar nga qeveria e
‘Rilindjes’ është krimi, korrupsioni dhe abuzimi me ligjin.
Postimi i plotë:
Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës
kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë!
Zbulumi i parcelave me drogë n
ë zonën e sigurisë së lartë të
Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe
për skenaristët e filmave!
Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek
partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore,
rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra
të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!
Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim,
abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence
çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!
Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin,
për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!