Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Pas orëve të mesditës, në këto zona, parashikohen që vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det të forcës 3 deri në 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperatura Kushtet atmosferike
Shkodër 12/19 Diell re shi
Kukës 9/15 Diell re shi
Lezhë 14/19 Diell re shi
Dibër 9/15 Diell re shi
Durrës 13/22 Diell re shi
Tiranë 14/22 Diell re shi
Elbasan 13/22 Diell re shi
Berat 13/23 Diell re
Vlorë 16/23 Diell re
Korçë 8/16 Diell re
Gjirokastër 13/20 Diell re
Sarandë 15/22 Diell re
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights