if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë, datë 19 korrik, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare dhe në luginat kryesore era do të ketë herë pas here intensifikime deri në 8-12 metra për sekondë, duke krijuar valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të jenë të larta, me vlera maksimale që arrijnë deri në 37°C në qytete si Elbasani dhe Berati. Vlerat më të ulëta do të regjistrohen në zonat malore të Dibrës, me temperaturë minimale 17°C.

Më poshtë paraqiten temperaturat e parashikuara për qytetet kryesore të vendit:

Shkodër: 22°C / 35°C – Diell

Kukës: 18°C / 33°C – Diell

Lezhë: 21°C / 35°C – Diell

Dibër: 17°C / 31°C – Diell

Durrës: 20°C / 34°C – Diell

Tiranë: 23°C / 36°C – Diell

Elbasan: 22°C / 37°C – Diell

Berat: 21°C / 37°C – Diell

Vlorë: 24°C / 34°C – Diell

Korçë: 18°C / 33°C – Diell

Gjirokastër: 18°C / 36°C – Diell

Sarandë: 20°C / 34°C – Diell

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights