Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s.
Temperaturat maksimale sipas rajoneve:
Veri (Shkodër, Kukës, Tropojë): 30 °C – 33 °C
(Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë): 32 °C – 34 °C
(Vlorë, Gjirokastër, Sarandë): 33 °C – 35 °C
(Pukë, Korçë): 28 °C – 30 °C