Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në jug në orët e mesditës e ato të pasdite.

Vranësirat në do të shoqërohen me reshje lokale shiu të në formë pikash në majat e maleve në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-14 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Diell
Kukës 17/29 Diell pak re
Lezhë 20/34 Diell
Dibër 15/28 Diell pak re
Durrës 20/31 Diell
Tiranë 22/36 Diell
Elbasan 22/36 Diell pak re
Berat 19/34 Diell pak re
Vlorë 20/31 Diell
Korçë 15/28 Diell re pak shi
Gjirokastër 15/35 Diell re pak shi
Sarandë 20/32 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights