Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite në relievet e larta malore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

