SHërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | ||
Shkodër | 16/18 | Diell re shi |
Kukës | 13/15 | Diell re shi |
Lezhë | 15/20 | Diell re shi |
Dibër | 10/19 | Diell re shi |
Durrës | 14/23 | Diell re shi |
Tiranë | 17/23 | Diell re shi |
Elbasan | 15/21 | Diell re shi |
Berat | 16/23 | Diell re |
Vlorë | 17/22 | Diell re |
Korçë | 10/20 | Diell re |
Gjirokastër | 16/19 | Diell re |
Sarandë | 18/22 | Diell re |