Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe më pas shtim të vranësirave të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, të përqendruara në relievet malore të vendit në veri e lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 7-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/28 | Diell pak re |
Kukës | 8/20 | Diell pak re |
Lezhë | 16/29 | Diell pak re |
Dibër | 9/24 | Diell re shi |
Durrës | 13/30 | Diell pak re |
Tiranë | 14/30 | Diell pak re |
Elbasan | 13/31 | Diell re shi |
Berat | 11/31 | Diell pak re |
Vlorë | 13/30 | Diell re shi |
Korçë | 9/21 | Diell re shi |
Gjirokastër | 4/28 | Diell re shi |
Sarandë | 13/29 | Diell re shi |