Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta vetëm përgjatë maleve në lindje dhe jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, ndërsa valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 19/35 | Diell re |
| Kukës | 17/29 | Diell re |
| Lezhë | 20/35 | Diell re |
| Dibër | 14/30 | Diell re shi |
| Durrës | 17/35 | Diell re |
| Tiranë | 20/36 | Diell re |
| Elbasan | 19/36 | Diell re shi |
| Berat | 15/35 | Diell re shi |
| Vlorë | 19/34 | Diell re |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 20/33 | Diell re shi |
