📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Moti 2 scaled

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights