Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/36 |
Diell |
Kukës | 18/35 |
Diell pak re |
Lezhë | 19/35 |
Diell |
Dibër | 17/32 |
Diell pak re |
Durrës | 19/35 |
Diell |
Tiranë | 24/38 |
Diell |
Elbasan | 22/38 |
Diell |
Berat | 18/37 |
Diell |
Vlorë | 22/34 |
Diell |
Korçë | 18/32 |
Diell |
Gjirokastër | 16/38 |
Diell |
Sarandë | 20/35 |
Diell |