Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe më të theksuara përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në mesditë dhe pasdite vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendrës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fitoi shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/24 | Re shi diell |
| Kukës | 10/21 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/23 | Re shi diell |
| Dibër | 10/20 | Re shi diell |
| Durrës | 12/25 | Re shi diell |
| Tiranë | 15/25 | Re shi diell |
| Elbasan | 10/26 | Re shi diell |
| Berat | 13/26 | Re shi diell |
| Vlorë | 17/25 | Re shi diell |
| Korçë | 9/20 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 11/23 | Re shi diell |
| Sarandë | 12/24 | Re shi diell |
