Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-14 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë 1-3 ballë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/38 | Diell |
Kukës | 19/37 | Diell |
Lezhë | 20/38 | Diell |
Dibër | 19/36 | Diell |
Durrës | 21/39 | Diell |
Tiranë | 24/39 | Diell |
Elbasan | 21/41 | Diell |
Berat | 20/40 | Diell |
Vlorë | 23/38 | Diell |
Korçë | 19/37 | Diell |
Gjirokastër | 19/41 | Diell |
Sarandë | 22/38 | Diell |