Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare, pjesërisht me re.
Era do të fryjë me drejtim nga veri me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 6-13m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/28 | Diell pak re |
| Kukës | 6/23 | Diell pak re |
| Lezhë | 15/29 | Diell pak re |
| Dibër | 6/23 | Diell pak re |
| Durrës | 12/29 | Diell pak re |
| Tiranë | 12/31 | Diell pak re |
| Elbasan | 11/28 | Diell pak re |
| Berat | 7/30 | Diell pak re |
| Vlorë | 11/28 | Diell pak re |
| Korçë | 6/19 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 4/28 | Diell pak re |
| Sarandë | 8/28 | Diell pak re |
