Moti 2 scaled

Për ditën e enjte vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare gjatë mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe jugut në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet do të jenë të karakterit lokal në pjesën tjetër të territorit, ndërsa në jug me intensitet të ulët. Në mbrëmje, reshjet do të riaktivizohen në ekstremet veri–jug, herë pas here me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 12 m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 13/17 Diell re shi
Kukës 7/16 Diell re shi
Lezhë 11/19 Diell re shi
Dibër 9/17 Diell re shi
Durrës 14/25 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 14/23 Diell re shi
Berat 13/25 Diell re
Vlorë 14/24 Diell re
Korçë 10/21 Diell re
Gjirokastër 11/20 Diell re
Sarandë 15/23 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights