📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ambasada sd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët shqiptarë që përdorin vizat turistike për të udhëtuar në SHBA me qëllim lindjen e fëmijëve.

Në njoftim, ambasada thekson se prindërit që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me vizë turistike për të lindur atje dhe përdorin programe publike amerikane për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizës në të ardhmen.

Sipas ambasadës, një pjesë e prindërve shqiptarë udhëtojnë në SHBA me viza turistike dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Këto shpenzime, sipas njoftimit, përfundojnë duke u mbuluar nga taksapaguesit amerikanë.

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane kanë theksuar vazhdimisht se viza turistike nuk duhet të përdoret për qëllime që bien ndesh me arsyen e udhëtimit të deklaruar gjatë aplikimit. Përdorimi i saj për të marrë përfitime të caktuara publike ose për të shmangur rregullat e emigracionit mund të ndikojë në vendimet e ardhshme për pajisjen me vizë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights