Rama ne elbasan 770x444

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan ku po mban takime me biznesin me temë “Paqja fiskale”.

“Jetojmë në një realitet ku kemi jetën e përditshme të të gjithëve, nga ana tjetër kemi një jetë virtuale me pasqyrat e të gjithëve ku nuk ka vend për suksesin tuaj.

Njoh një pjesë të mirë tuajën dhe e di shumë mire se sa shumë keni ecur e se çfarë premisash të reja ka ekonomia falë jush.

Por në ato pasqyra nuk ka vend për ju sepse ju përfaqësoheni atje nga legjenda oligarkësh, 2-3 apo 5, të tjerët nuk ekzistojnë.

Sipas tyre 5 janë ata që marrin lekët, ndërsa në vend nuk ka bukë e ujë dhe jemi në buzë të ferrit.

Unë besoj shumë që sikur jo të kishte hapësirë të plotë, por një pjesë e hapësirës virtuale t’i jepej suksesit e shembujve frymëzues, me siguri do të kishim shumë më tepër ekonomi”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights