Papa francesku 2

Papa Françesku do të përcillet të shtunën më 26 prill për në banesën e fundit, sipas vendimit të Selisë së Shenjtë.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa trupi i tij do të qëndrojë për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit deri në funeral. Pas dëshirës së tij, Papa Françesku do të varroset në një vend të thjeshtë pa zbukurime, përballë besimit dhe lutjeve të tij të përditshme. Selia e Shenjtë ka njoftuar se ceremonia e funeralit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00.

Trupi i Papës do të vendoset të mërkurën për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të qëndrojë deri në momentin e funeralit.

Papa Françesku kishte kërkuar që të varrosej në një arkivol të thjeshtë druri, përkundër traditës që parashikon përdorimin e arkëmorteve të gdhendura dhe të materialeve të veçanta për Papët.

Në amanetin e tij të shkruar para tre vitesh, Papa kishte kërkuar që varri i tij të mos ndodhej në guvat nën Bazilikën e Shën Pjetrit, por në kompleksin e Bazilikës Santa Maria Maggiore, një prej katër kishave më të mëdha papale të Romës, ku ai lutej çdo të dielë. Ai kërkoi që varri të ishte i thjeshtë dhe pa zbukurime, përveç emrit të tij papal, Franciscus.

Pjesëmarrës në funeralin e Papës do të jenë liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, si dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre. Kjo ceremoni do të shërbejë si një moment ngushëllimi dhe përkujtimi për besimtarët katolikë dhe jo vetëm, që e kanë ndjekur udhëheqjen e tij shpirtërore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights