📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
PACE Kosove 696x522

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Iulian Bulai, ka prezantuar gjetjet paraprake pas vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, të mbajtura për herë të tretë brenda më pak se 16 muajve.

Delegacioni prej shtatë anëtarësh i PACE-s, i cili ishte i vetmi mision ndërkombëtar që vëzhgoi ditën e zgjedhjeve, vlerësoi se procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa incidente madhore, ndonëse u karakterizua nga lodhja dhe zhgënjimi i votuesve.

Ai tha se megjithëse procesi i votimit ishte i qetë dhe profesional, rënia e pjesëmarrjes së votuesve duhet të merret seriozisht.

PACE ngriti shqetësime edhe për votimin nga diaspora, përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe dezinformimin në internet.

Ai foli edhe për ndërhyrje të jashtme dhe nevojën për dialog politik pas zgjedhjeve.

Në përmbyllje, Bulai përgëzoi qytetarët e Kosovës për përkushtimin ndaj demokracisë dhe u bëri thirrje liderëve politikë të ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin e bllokadave institucionale.

“Ne u bëjmë thirrje politikanëve tuaj që ta marrin seriozisht besimin që u është dhënë nga qytetarët e Kosovës dhe të fillojnë një dialog të vërtetë e të sinqertë, të orientuar drejt zgjidhjeve konkrete, me qëllim që të shmanget lodhja dhe zhgënjimi me të cilin qytetarët e Kosovës po përballen aktualisht”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights