Screenshot 1 46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se me homologun e saj bisedoi për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe për avancimin për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights