51d54889 4d8b 477e a7f1 495cd6297494 1536x990

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar pajisje teknologjike të nevojshme për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke mbështetur kështu Task-Forcën e re të SPAK-ut në përpjekjet e saj për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Donacioni përfshin 25 laptopë, 25 printera dhe skanera, si dhe aksesorë të tjerë teknologjikë që do të përdoren nga grupet hetimore të shpërndara në gjithë Shqipërinë.

Pajisjet do të ndihmojnë 13 grupe hetimore në terren dhe strukturat qendrore të SPAK-ut, të cilat do të mbulojnë të 12 qarqet e vendit. Grupi i hetimit do të përbëhet nga prokurorë të SPAK-ut, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), agjentë financiarë dhe personel mbështetës. Fokusimi i këtyre grupeve do të jetë parandalimi dhe hetimi i krimeve që lidhen me keqpërdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.

Përveç asistencës teknike, do të ofrohen trajnime për rritjen e kapaciteteve të prokurorëve, hetuesve dhe agjentëve financiarë, që synojnë forcimin e aftësive të tyre për mbledhjen dhe analizimin e provave që lidhen me krimet zgjedhore. Në ceremoninë e dhurimit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Mishel Tarran, dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, theksuan rëndësinë e forcimit të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore dhe sigurinë e demokracisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights