Berisha 23 1024x681

Në një dalje shumë të shkurtër para mediave, pa vajtur ora 2 e pasditës, Berisha dëshmoi se i ka humbur të tëra: SHPRESAT (cilatdo të ishin ato). ZGJEDHJET (më keq se kurdoherë më parë). TORUAN (në atë masë sa, nga ky çast e tutje, duhet mbajtur nën kujdes).

Por jo krenarinë! Si edhe herë të tjera pas dështimesh të mëdha, Berisha, përsëri, në ato pak fjalë që tha me vështrim të shpërqendruar, konfirmoi shprehjen tallëse të popullit: “i dh…rë, por krenar”.

Kushdo që mund ta ketë dëgjuar fjalën e përçartë të Berishës sot, pas shpalljes së rezutateve të pjesëshme të zgjedhjeve, duhet të ketë venë re se ai, sa më i dh…rë, aq më krenar përpiqet të tregohet se është.

Të shohim nëse po kaq krenarë sa führeri i tyre–dhe për po të njëjtën arsye–do të jenë ndjekësit e tij besnikë, Noka, Këlliçi, Balliu, Vokshi, Bardhi, Topalli apo Mediu, fytyrat e të cilëve, fatkeqësisht, shqiptarëve do u duhet t’i shohin sërish në parlamentin e vendit të tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights