Auto 640 0 afa694538342a1b0ffe455376f60b5cf1737354332

OKB ka dërguar më shumë se 630 kamionë me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjës, janë liruar tre pengjet e para nga Hamasi, ndërsa Izraeli ka lënë të lirë 90 të burgosur.

Lajmin për dërgimin e ndihmave humanitare e bëri me dije përmes një postimi në platformën e mediave sociale X, Tom Fletcher, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare. “Nuk ka kohë për të humbur.

Pas 15 muajsh lufte të pamëshirshme, nevojat humanitare janë marramendëse”, shkroi ai në postim. Ky është armëpushimi i dytë që kur ka nisur lufta. Mbi një vit më parë palët ndalën luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.

Marrëveshja e cila u ndërmjetësua javën e kaluar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, vjen 15 muaj pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 u morën peng. Pas kësaj Izraeli u kundërpërgjigj me sulme, në një fushatë ushtarake që ka vrarë më shumë se 43 mijë palestinezë sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights