if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 606 1024x575

Kompania “Bankers Petroleum Albania”, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet e fundit.

Në reagim, kompania thekson se po ndjek me shqetësim hetimet ndaj disa drejtuesve dhe punonjësve të saj aktualë e të mëparshëm, duke i garantuar atyre mbështetje të plotë ligjore në çdo fazë proceduriale.

Bankers” nënvizon se objekt hetimi është sistemi i “rikuperimit të kostove”, i cili, sipas saj, është vlerësuar më parë nga një arbitrazh i ICC-së në vitin 2024. Kompania kritikon mënyrën e sekuestrimeve dhe masave kufizuese ndaj punonjësve të saj, duke ngritur shqetësime për proporcionalitetin dhe procedurat.

Deklaron se po bashkëpunon me autoritetet shqiptare, por njëkohësisht po shqyrton të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare, përfshirë ato në institucionet e arbitrazhit të investimeve, për të mbrojtur të drejtat e saj si investitor i huaj.

“Bankers” thotë se mbetet e përkushtuar ndaj ligjeve shqiptare dhe nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të pajustifikuar që cenon stafin apo reputacionin e saj.

Kompania jonë nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të pajustifikuar që dëmton stafin e saj, familjet e tyre, reputacionin e saj ose investimin e saj të gjatë në vend“, thuhet në reagimin zyrtar.

Pavarësisht hetimeve, kompania garanton se operacionet e saj vijojnë normalisht, ndërsa ekipi drejtues ka treguar unitet dhe profesionalizëm në këtë situatë sfiduese.

Jo më larg se dje, kryeministri Edi Rama, inkurajoi Prokurorinë e Fierit që të vijojë me hetimet ndaj kësaj ndërmarrjeje, e cila sipas tij i detyrohet qeverisë plot 240 mln euro.

“Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se sipas Prokurorisë së Fierit, hetimi për ”Bankers Petroleum” ka nisur në dhjetor të 2024-ës, ku është dokumentuar ngritja e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe fshehje të ardhurash për të cilën dyshohen nëntë persona (tanimë të arrestuar) si dhe pesë të tjerë të shpallur në kërkim.

Sipas Prokurorisë, shoqëria ka tregtuar mbi 532 miliardë lekë karburant, por në 20 vitet e fundit e ka deklaruar kompaninë me humbje ne vlerën e 11,7 miliardëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights