Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, është thirrur në SPAK pas dy padive që ai ka bërë në emër të opozitës për krime zgjedhore. Padia e parë me 9 maj është bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën Noka e akuzon për ndërhyrje dhe shantazhim të administratës publike, ndërsa kallëzimi i dytë lidhet me aplikacionin Aktivisti.
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet e Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion. Pas afro një ore qëndrimi në SPAK Noka sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit, ku të martën e 9 majit në SPAK ai paditi penalisht kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin
Ndërkokë përsa i përket shkeljeve në procesin e votimit prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjykate 9 persona sipas dosjes ata kanë votuar më shume se një herë.

