Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, është thirrur në SPAK pas dy padive që ai ka bërë në emër të opozitës për krime zgjedhore. Padia e parë me 9 maj është bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën Noka e akuzon për ndërhyrje dhe shantazhim të administratës publike, ndërsa kallëzimi i dytë lidhet me aplikacionin Aktivisti.



Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet e Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion. Pas afro një ore qëndrimi në SPAK Noka sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit, ku të martën e 9 majit në SPAK ai paditi penalisht kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin


“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të Aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund- tha Noka 

Nd
ërkokë përsa i përket shkeljeve në procesin e votimit prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjykate 9 persona sipas dosjes ata kanë votuar më shume se një herë.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights