Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare, ndërsa përpjekjet për të gjetur të mbijetuar vijojnë.
Grupet e ndihmës që mbërritën në zonat më të goditura nga tërmeti në Mianmar kanë bërë të ditur se njerëzit kanë nevojë urgjente për strehim, ushqim dhe ujë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar, i cili ka marrë më shumë se 2,000 jetë, përfshirë 50 fëmijë në një shkollë.
Në Mandalay, një nga qytetet më të prekura dhe i dyti më i madhi i vendit, me më shumë se 1.7 milionë banorë, njerëzit janë strehuar në çadra.
Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për përkeqësim të krizës humanitare në këto zona. Pavarësisht shkatërrimit, raportet sugjerojnë se udhëheqësit ushtarakë të vendit janë ende duke kryer sulme ajrore kundër grupeve rebele pro-demokratike.
“Operacionet e shpëtimit po përballen me “pengesa të mëdha” duke përfshirë rrugë të dëmtuara, ura të shembura, komunikime të dobëta dhe kompleksitete që lidhen me konfliktin civil”, tha OBSH në një deklaratë.
Në Tajlandën fqinje, 20 persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga ndërtesat e plasaritura në Bangkok. Ekipet e shpëtimit në të dy vendet po vazhdojnë ende kërkimin e tyre për të mbijetuar, megjithëse shpresat po shuhen.
Qeveria ka nisur një hetim për shkakun e shembjen e pallatit 30 katësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka klasifikuar pasojat e tërmetit si një emergjencë të shkallës 3 niveli më i lartë.