Një Aurorë ndriçon qiellin e Planetit Mars. Për të parën herë është shkrepur një imazh nga roveri “Perseverance” që gjendet në sipërfaqen e planetit, duke treguar një ngjyrim te plotë të qiellit në ngjyrë të gjelbër.
Aurora paraqitet edhe në Mars pothuajse njësoj me të njëjtën ngjyrë si në Tokë, por njëkohësisht është ndryshe, pasi është plotësisht uniforme në të gjithë qiellin.
E krijuar si pasojë e një shpërthimi diellor në kurorën e yllit tonë disa ditë më parë, molekulat në formë plazme janë përhapur, duke mbërritur në Mars sikurse edhe ne Tokë, duke shkaktuar të njëjtat fenomene natyrore.
Në Tokë aurorat shfaqen kryesisht në pole, pasi molekulat që mbërrijnë nga dielli, përplasen me molekulat e atmosferës dhe fusha magnetike i kanalizon drejt ekstremeve veri jug të planetit tonë.
Ndërsa në Mars nuk ekziston një fushë magnetike globale, çka sjell shtrirjen e aurorave kudo në qiell në mënyrë të njëjtë. Fenomeni është përshkruar në revistën Science Advances, nen drejtimin e Universitetit të Oslos.