Sot më 29 korrik hapen aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.
Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht. Maturantët do të kenë mundësi për përzgjedhjen deri në dhjetë programe studimi në universitetet shqiptare.
Procesi zë pak minuta kohë. Në bazë të mesatares do shfaqen programet ku maturanti plotëson kriterin e mesatares hyrëse.
Inxhinieritë, teknologjia e informacionit si dhe degët e shëndetësisë janë degët e preferuara nga të rinjtë. Në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë ofrohen 650 programe studimi në ciklin bachelor dhe programe profesionale dy vjeçare