Maqedonia 770x427

Partitë në Maqedoninë e Veriut së bashku me kandidatët e tyre do të startojnë ditën e sotme fushatën për zgjedhjet lokale në vend e cila do të zgjasë deri në datën 17 tetor.

Partia e parë që ka çelur fushatën është BDI,  në qytetin e Shkupit.

OBRM-PDUKM do e nisin fushatën ditën e sotme po në Shkup ku do të promovojnë kandidatin për kryeqytetit maqedonas, Orce Gjorgjievski.

Këto zgjedhje lokale janë të tetat në historinë e Maqedonisë së Veriut si shtet.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatura të pavarura.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë bashkish, rreth 16.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights