Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në 15 qershor në Mirditë.
Siç raportohet, një person është vrarë me armë zjarri.
Viktima 45 vjeç, u gjet brenda një mjeti
Detaje të reja bëhen me dije nga ngjaja e rëndë në Mirditë. Policia shprehet se në orën 07:10 minuta janë njoftuar se në fshatin Shkorret (Rrugës Rreps-Spaç) është gjendur në një automjet i vrarë një shtetas.
Më pas është njoftuar se viktimë është V.Lleshi, 45 vjeç. Mjeti ku ndodhej trupi pa jetë ishte tip Toyota.
Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur sot në mëngjes.
“Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftojnë uniformat blu.
Detajet, viktima punonjës i kompanisë që iu vu tritol
Viktima 45-vjeçar Lleshi ishte punonjës i kompanisë së Bazaltit në Spaç. Kësaj kompanie, në mars të këtij viti iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu. Ndërkaq, autoritetet kanë hequr nga vendngjarja edhe makinën ku ndodhej viktima, pasi kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.
