📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Negociatat me shqiperine takim ne bruksel e1743415624203 1024x562

Grupi i punës për zgjerimin e BE-së dhe për shtetet e përfshira në procesin e negociatave do të mblidhet sot pasdite në Bruksel për të diskutuar draft pozicionin e përbashkët lidhur me grup kapitullin e dytë për tregun e brendshëm.

Shkëmbim pikëpamjesh do të ketë edhe për kapitullin e tretë atë për konkurrueshmërinë si dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Po ashtu në këtë takim do të diskutohet edhe për raportin e shqyrtimit për grup kapitullin e pestë të negociatave atë për burimet, bujqësinë dhe kohezionin.

Pas diskutimit në nivel ambasadorësh të shteteve anëtarë të BE-se pritet që presidenca polake të propozojë një datë për mbajtjen e konferencës së rradhës ndërqeveritare me vendin tonë.

Në 15 Tetor 2024, gjatë presidencës hungareze Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian ato për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Ndërkohë më 17 Dhjetor të vitit të kaluar, Shqipëria mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel ku u çelën zyrtarisht dy kapituj me fokus tek Marrëdhëniet me jashtë, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Qeveria Rama shpreson se do të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights