Begaj: Papa Françesku la trashëgimi në tokë dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut.
Ai shkruan në rrjetet sociale se Papa u ngjit në qiell për të çuar atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu.
“Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha Begaj.
Macron: Papa Françesku, njeri i përulur në anën e më të pambrojturve
Vdekja e Papa Françeskut ka tronditur botën. Janë të shumtë udhëheqësit botërorë që kanë reaguar pasi ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai ishte “një njeri i përulur në anën e njerëzve më të pambrojtur dhe më të brishtë”.
Rama nderon Papën: Ishte ndryshe nga të tjerët
Kryeministri Edi Rama kërkoi nderimin e tij me një minutë heshtje dhe mbylljen e takimit aty.
Teksa e cilësoi një Papë të veçantë, ndau një bisedë me të gjatë një takimi mes tyre në Vatikan.
“Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj që kemi, kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin. U prehtë në paqe! Më kujtohet që në takimin e dytë, se jemi takuar disa herë në Vatikan… E pyes, i them “Ati i Shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë. Tha, kryeministër nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam me njerëzit, kur do t’i them dhe kur? Krimbave kur të shkoj në varr?!”, u shpreh kreu i qeverisë.
Meta: Njeri i paqes, ndihmoi Shqipërinë në mënyrë të pakursyer
Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.
I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.
Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.
U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë.
Të prehet në paqen e merituar!
Berisha për Papa Françeskun: Një burrë i madh i njerëzimit!
Shtëpia e Bardhë: Pusho në paqe Papa Françesku!
Në një portin në X shkruhet “Pusho në paqe, Papa Françesku”, së bashku me një foto të takimit të Papës me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania.
Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit
Baba Mondi shprehet në reagimin e tij se bota sot humbi liderin e madh botëror të kohës.
“Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe të dashurisë”, tha ai.
Më tej, Baba Mondi deklaron se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit.
“Papa e deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit”, deklaron ai.
Osmani: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës
Albin Kurti: Trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë!
Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”
Ogerta Manastirliu : Pusho në paqe, At i Shenjtë
