if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Meteorit

Një meteorit që ra mbi një shtëpi në SHBA është më i vjetër se sa Toka, thonë shkencëtarët.

Trupi qiellor përshkoi qiejt përpara se të shpërthente në Georgia më 26 qershor, konfirmoi NASA.

Shkencëtarët e University of Georgia ekzaminuan një copëz të gurit që shpoi çatinë e një shtëpi në McDonough. Bazuar në llojin e meteoritit, ata zbuluan se duhet të jetë formuar 4,56 miliardë vite më  parë, pra është 20 milionë vite më i vjetër se planeti ynë.

Pati qindra raportime nga banorët e Georgia dhe shteteve fiqnje dhe një zhurmë të madhe kur topi i zjarrtë përçau qiejt.

Shkëmbi u tkurr shpejt në madhësi dhe shpejtësi, por vazhdoi të fluturonte me të paktën 1 km/s.

Duke përdorur mikroskop optik dhe me elektrone, Scott Harris nga University of Georgia dhe ekipi i tij thanë se ishte kondrit, një nga meteorët e gurtë më të përhapur.

I quajtur meteoriti McDonough, ai tashmë është i 27-ti që bie në Georgia. “Kjo është diçka që pritet një  herë në disa dekada dhe jo disa herë brenda 20 viteve”, tha Harris.

Ai shpreson që t’i publikojë kërkimet e tij për përbërjen dhe shpejtësinë e asteroidit që do të ndihmojë në të kuptuarit e kërcënimit nga asteroidët e tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights