📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Majlinda bufi 679x450

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërsa shkak është bërë mungesa e kësaj të fundit të sallën e gjyqit.

Avokatja e Bufit pretendon se ajo ndodhet jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca e radhës do të mbahet më 21 maj.

Bufi është e akuzuar për “shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Prokuroria e Posaçme në pretencë ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Bufin, që konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit me inicialet G.B. që të mos merrte pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si dhe të mos përfshihej në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Bufi u rikonfirmua si kryetare e Bashkisë Roskovec në këto zgjedhje vendore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights