📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Nicolas Fonseca

Mesfushori uruguaian, Nicolas Fonseca ka përjetuar momente tmerri dhe ankthi ditën e Enjte. Djali i Daniel Fonseca-s, ish-lojtarit të Juventusit, u rrëmbye në Meksikë, gjatë kohës kur po shkonte në stërvitje.

24-vjeçari është pjesë e Club Leon, ndërsa paraditen e së Enjtes, ishte viktimë e një rrëmbimi dhe grabitjeje.

Persona të paidentifikuar, morën peng mesfushorin në makinën e tij. Pas dy orëve, Fonseca u lirua, duke u lënë i braktisur në një vend të pabanuar, rreth 25 km larg vendit ku u rrëmbye.

Nicolas Fonseca

Për fat të mirë, lojtari nuk ka marrë dëmtime, ndërsa grabitësit i kanë marrë atij të gjitha paratë që kishte me vete, bizhuteritë si dhe makinën me të cilën udhëtonte.

Policia ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarje. Fonseca u bashkua me Leon vetëm në merkaton e dimrit, nga argjentinasit e River Plate.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights